Ndërlidhjet

Britani: Kryeministri akuzohet për nxitje të ndarjeve


David Cameron
David Cameron
Një grup i shkencëtarëve, akademikëve, dhe shkrimtarëve të njohur, e ka akuzuar sot kryeministrin e Britanisë, David Cameron, se po shkakton ndarje sektare nëpërmjet të përshkrimit të përsëritur të Britanisë si “vend i krishterë”.

Ky grup, në një letër të hapur, thotë se e respekton besimin religjioz të liderit të Partisë Konservatore në qeveri, të cilin ai e ka paraqitur në disa deklarata.

Por, grupi thotë se e karakterizon Britaninë si “shoqëri plurale” të popullit i cili në masë të madhe është “jo religjioz”, raporton Reuters nga Londra.

“Për të pretenduar vazhdimisht ndryshe e forcon izolimin dhe ndarjen”, thanë 55 anëtarë të grupit, përfshirë edhe shkencëtarin, John Suston, fitues i Çmimit Nobel.

Gjatë një pritjeje me rastin e Pashkëve, zoti Cameron tha se ishte “krenar që vetë është i krishterë dhe që i ka fëmijët në shkollën kishtare”.
XS
SM
MD
LG