Ndërlidhjet

logo-print

K. Jugore: Numri i të vdekurve në anije arriti në 104


Familjarët e personave që ishin në anije duke pritur ndonjë informacion për të afërmit e tyre

Familjarët e personave që ishin në anije duke pritur ndonjë informacion për të afërmit e tyre

Roja bregdetare e Koresë Jugore thotë se 104 vetë janë konfirmuar të vdekur nga fundosja e anijes javën e kaluar.

Zyrtarët jugkoreanë thonë se edhe 198 njerëz, kryesisht të moshës së re, që ishin në anije, ende konsiderohen të zhdukur.

Anija u fundos pjesërisht më 16 prill.

Gjithsej 174 vetë, përfshirë kapitetin dhe ekupiazhin e tij, kanë shpëtuar.

Kapiteni dhe ekuipazhi i tij janë arrestuar dhe akuzuar për neglizhencë dhe për braktisjen e udhëtarëve.

Presidentja e Koresë Jugore, Park Geun-hye, tha se aksionet e ekuipazhit ishin baras me “aktin e vrasjes”.
XS
SM
MD
LG