Ndërlidhjet

Jemen: Dhjetëra të vrarë në bazën e al-Kaidës


Një aeroplan amerikan pa ekuipazh
Një aeroplan amerikan pa ekuipazh
Qeveria e Jemenit thotë se së paku 55 militantë janë vrarë nga sulmet kundër një kampi të al-Kaidës gjatë periudhës 20 dhe 21 prill.

Raportohet se forcat e Jementit, të mbështetura nga sulmet e aeroplanëve pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, i sulmuan caqet në malet e largëta jugore të këtij vendi.

Zyrtarët thanë se baza e madhe në rajonin Mahfad ishte një strukturë e përhershme e krijuar nga al-Kaida në Gadishullin Arabik, e cila përbëhej nga terrenet stërvitore, depot e ushqimit dhe makinat e shfrytëzuara për ndërmarrjen e sulmeve.

Shtetet e Bashkuara disa herë i kanë përdorë sulmet me aeroplanë pa ekuipazh, gjatë dy viteve të fundit, për t’i sulmuar caqet e al-Kaidës në Jemen.
XS
SM
MD
LG