Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë pesë policë


Pamje nga një sulm i mëparshëm kundër policisë në rajonin Peshavar në Pakistan
Pamje nga një sulm i mëparshëm kundër policisë në rajonin Peshavar në Pakistan
Persona të armatosur i kanë vrarë pesë policë dhe një civil në qytetin Peshavar, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Një zyrtar i policisë tha se personat e armatosur e sulmuan patrullën policore në vendin Badaber, duke i vrarë pesë policë dhe plagosur dy të tjerë.

Një civil, i cili ishte duke kaluar me veturë, poashtu është vrarë.

Ky incident ndodhi disa ditë pasi talibanët e Pakistanit refuzuan ta vazhdojnë armëpushimin, i cili pat filluar më 1 mars, në përpjekje për arritjen e marrëveshjes paqësore me qeverinë e Pakistanit, që do ta ndalte kryenggritjen shtatëvjeçare në këtë vend.

Më se 6800 njerëz janë vrarë nga sulmet në Pakistan, prej vitit 2007, raporton AFP.
XS
SM
MD
LG