Ndërlidhjet

Irak: Së paku 30 të vrarë nga sulmet


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një lagje të Bagdadit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një lagje të Bagdadit
Nga një varg i sulmeve gjatë ditës së djeshme në gjithë Irakun janë vrarë së paku 30 vetë. Vrasjet e fundit po ndodhin në periudhën kur në Irak po bëhen përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, më 30 të këtij muaji.

Incidenti më vdekjeprurës ndodhi afër qytetit Suveirah, në jug të kryeqytetit Bagdad, kur një sulmues vetëvrasës e aktivizoi eksplozivin në makinën e tij në një pikë kontrolli, duke vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur 35 të tjerë.

Sulme ka paasur edhe në Madian, Mishada, Latifija dhe në disa lagje të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG