Ndërlidhjet

Biden: Zgjedhjet në maj – votim historik për Ukrainën


Joe Biden pas arritjes në Ukrainë.
Joe Biden pas arritjes në Ukrainë.
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, tha sot se zgjedhjet presidenciale më 25 maj në Ukrainë do të jenë votimet më të rëndësishme në historinë e këtij vendi.

Ai theksoi se Uashingtoni është i gatshëm t’i ndihmoj liderët e Ukrainës që ta shfrytëzojnë mundësinë për të krijuar një Ukrainë të bashkuar.

Sot, ditën e dytë dhe të fundit, të vizitës së tij në Ukrainë, gjatë së cilës ka shprehur mbështetjen e Uashingtonit për udhëheqjen e këtij vendi, lidhur me krizën me Rusinë, zëvendëspresidenti Joe Biden, po takohet me presidentin e përkohshëm, Oleksandr Turchynov.

Parashihet edhe takimi i tij me kryeministrin, Arseniy Yatsenyuk, dhe anëtarët e Parlamentit të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG