Ndërlidhjet

Futboll: Manchesteri e shkarkoi David Moyes


David Moyes (djathtas) dhe Alex Ferguson
David Moyes (djathtas) dhe Alex Ferguson
Klubi anglez i futbollit, Manchester United, ka shpallur se e ka shkarkuar menaxherin e ekipit, David Moyes, pasi ai kishte shërbyer për më pak se një vit në këtë klub.

Në njoftimin e sotëm në faqen në Internet të klubit për largimin e menaxherit Moyes, i shprehet falënderim për “punën e rëndë, siqqeritetin dhe integritetin që e solli”.

David Moyes u bë menaxher i Manchester United, në korrik të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar drejtuesin e mëparshëm legjendar, Alex Ferguson, i cili u pensionua në fund të sezonit të kaluar, pasi në këtë klub i kaloi 26 vite.

Aktualisht, Manchester United nuk po ka sukses në ligën angleze dhe nën udhëheqjen e Moyesit klubi është i shtati në radhitjen tabelare.

Nga ana tjetër, klubi është eliminuar nga Bayerni i Munihut në Ligën e Kampionëve, më 19 prill.
XS
SM
MD
LG