Ndërlidhjet

SHBA: Fotot i lidhin “njerëzit e vegjël të gjelbër” me Rusinë


Një makinë e blinduar në Sllovjansk me flamurin rus
Një makinë e blinduar në Sllovjansk me flamurin rus
Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar fotografi me të cilat sugjerohet lidhja e të ashtuquajturëve “njerëz të vegjël të gjelbër”, që i kanë okupuar ndërtesat publike në pjesën lindore të Ukrainës, me forcat speciale të Rusisë.

Ishte e pamundshme që fotografitë të verifikohen në mënyrë të pavarur, por ato sugjerojnë involvim më të afërt rus në kryengritje në pjesën lindore të Ukrainës, se sa pranon Kremlini.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se pretendimet për involvimin rus në mesin e separatistëve në Ukarinë janë “marrëzira”.

Më 16 prill, Ukraina i ka dërguar një letër Organizatës për Siguri ddhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) së bashku me këto fotografi, për të cilat thotë se e dokumentojnë rolin më të gjërë të Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Fotografitë e paraqitura nga qeveria e Ukrainës i tregojnë forcat speciale ruse në Gjeorgji dhe Krime, ndërsa në “fotot familjare” ata janë të ballafaquar me fotografitë e personave të armatosur, duke i marrë ndërtesat qeveritare në qytetet Sllovjansk dhe Kramatorsk.

Qeveria e Ukrainës pretendon se ata janë persona të njejtë.
XS
SM
MD
LG