Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ish-muxhahedin


Pamje nga provinca Logar

Pamje nga provinca Logar

Një ish-komandanti i muxhahedinëve në Afganistan, gjatë okupimit sovjetik, është vrarë para shtëpisë së tij në provincën Logar.

Ish-muxhahedini, Esmatullah, i cili sikur edhe shumë afganë e ka përdorë vetëm një emër, ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi.

Esmatullah ka punuar si vëzhgues zgjedhor për kandidatin presidencial, Abdul Rassul Sayyaf.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.

Trupi i tij i pajetë ishte marrë nga persona të panjohur dhe nuk është gjetur ende.
XS
SM
MD
LG