Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga shpërthimi në Kiev – katër të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Ukrainës thonë se nga një shpërthim, në një pompë të benzinës në rajonin e Kievit, janë vrarë katër vetë.

Një zyrtar rajonal tha se nga ky shpërthim janë plagosur edhe 6 persona të tjerë, ndërsa njëri është në gjendje serioze shëndetësore.

Zyrtarët lokalë që e kanë vizituar vendin e shpërthimit thanë se sipas informacioneve të para, sugjerohet se shpërthimi ishte shkaktuar nga pasojat e ndonjë gabimi teknik ose të shkeljes së rregullave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG