Ndërlidhjet

logo-print

Biden: Ukraina nuk është vetëm


Joe Biden (majtas) gjatë takimit me Arseniy Yatsenyuk

Joe Biden (majtas) gjatë takimit me Arseniy Yatsenyuk

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka shprehur mbështetje për Ukrainën, për të cilën tha se “është në betejë për të ardhmen e saj”.

Zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara tha se rruga e Ukrainës përpara është e vështirë, por ukrainasit “nuk do të ecin të vetmuar në këtë rrugë”.

Këto komente ai i bëri sot në kryeqytetin Kiev, pas bisedimeve me kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Zoti Biden theksoi se ekzistojnë disa që po përpiqen ta ndajnë Ukrainën”, por ky vend është dhe do të mbetet një shtet i bashkuar.

Mëtutje ai është shprehur se është koha që Rusia ta filloj përmbushjen e përkushtimeve të veta nga marrëveshja e Gjenevës, për ta përfunduar krizën në pjesën lindore të Ukrainës.

“Ne nuk do të lejojmë që ky të shndërrohet në një proces të pakufizuar”, tha Joe Biden.

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, tha se zgjedhjet presidenciale në Ukrainë duhet të zhvillohen ashtu siç është paraparë muajin e ardhshëm, meqë këtij vendi i duhet një president i zgjedhur në mënyrë legjitime, megjithqë, sipas tij, këtë skenar nuk e dëshiron Rusia.
XS
SM
MD
LG