Ndërlidhjet

logo-print

K. Jugore: Ekuipazhi i anijes paraqitet para kamerave televizive


Ekipet e shpëtimit në vendin e fundosjes së anijes në bregdetin e Koresë Jugore

Ekipet e shpëtimit në vendin e fundosjes së anijes në bregdetin e Koresë Jugore

Katër anëtarë të arrestuar të ekuipazhit të anijes së fundosur në Korenë Jugore, janë paraqitur sot para kamerave të mediave, derisa zemërimi i opinionit vazhdon të rritet për shkak të katastrofës nga e cila ka shqetësime se janë vrarë më se 300 njerëz.

Njëri nga të arrestuarit u tha reporterëve se ekuipazhi ishte përpjekur t’i lirojë barkat e shpëtimit për udhëtarët e anijes.

Por, sipas tij, anija ishte pjerrtësuar shumë derisa fundosej, kështu që përpjekjet ishin të kota.

Anija u fundos më 16 prill, ndërsa 104 njerëz janë konfirmuar të vdekur. Afro 200 të tjerë, shumica të moshës së re, ende konsiderohen të zhdukur.

Kapiteni i anijes, i cili u largua nga anija derisa ajo fundosej, dhe 6 anëtarë të tjerë të ekuipazhit, janë arrestuar për neglizhencë dhe për braktisje të udhëtarëve.
XS
SM
MD
LG