Ndërlidhjet

logo-print

KMDLNJ: Kuvendi të mos e votojë krijimin e gjykatës


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Në një deklaratë për media, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me seli në Prishtinë, u bënë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e miratojnë krijimin e një gjykate speciale për krime të luftës në Kosovë.

Në deklaratën e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv, Behxhet Sh. Shala, thuhet se KMDLNJ do ta mbështeste fuqishëm dhe do të ndihmonte, nëse do të themelohej një Gjykatë Speciale për Krime të Luftës për të gjitha krimet e luftës në Kosovë, e cila do t’i trajtonte rastet, që nuk janë trajtuar nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Pra, një gjykatë që do të merrte vendime në bazë të fakteve dhe nuk do t’i ndante viktimat sipas përkatësisë etnike, e as të dyshuarit nuk do t’i trajtonte në baza politike dhe etnike.

Në këtë kuadër, KMDLNJ e shtron pyetjen se përse të mos formohet një Gjykatë Speciale për rastin e Rudnicës së Novi Pazarit, ku viktimat e ekzekutuara shqiptare janë përdorë në vend të betonit e armaturës.
XS
SM
MD
LG