Ndërlidhjet

OSBE: Gjatë takimit me pro-rusët, kishte biseda konstruktive


Ilustrim

Ilustrim

Ndërmjetësuesi i OSBE-së i ka cilësuar si konstruktive, bisedat që ka zhvilluar sot gjatë takimit me udhëheqësin e seperatistëve pro-rusë, të cilët kanë uzurpuar ndërtesat publike në lindje të Ukrainës.

Pavarësisht kësaj, nuk është raportuar nëse aktivistët janë bindur që ti lirojnë ndërtesat e uzurpuara dhe të çarmatosen, ashtu siç kërkon marrëveshja e arritur gjatë javës së kaluar në Gjenevë.

Mark Etherington nga OSBE, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, i ka quajtur bisedat konstruktive.

Etherington një ditë më parë, është takuar me përfaqësuesit seperatistë të pro-rusëve në qytetin Slovyansk derisa sot ai ka zhvilluar takime me pro-rustë në Donetsk.

Grupet pro-ruse kanë marrë ndërtesat publike në afro dhjetë qytete në lindje të Ukrainës.

OSBE-ja është e angazhuar që të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjes së Gjenevës, e cila është nënshkruar më 17 prill ndërmjet Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Ukraina dhe Rusia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës, për dështimin në zbatimin e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG