Ndërlidhjet

Putin kërkon që të përmirësohet infrastruktura në Arktik


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë thirrje që të përmirësohet infrastruktura ushtarake e Rusisë në Arktik.

Në këtë regjion sipas tij, duhet të krijohet një sistem i unifikuar i bazave për anijet dhe nëndetëset e gjeneratës së ardhshme.

Këto komente, Putin i ka bërë gjatë një takimi në Këshillin e Sigurimit.

Arktiku është njëri nga rajonet më të pasura në botë me naftë dhe gaz.

Putin ka bërë me dije se zonat ruse në Arktik, besohet se kanë një sasi të konsiderueshme të burimeve të gazit dhe naftës
XS
SM
MD
LG