Ndërlidhjet

Themeluesi i rrejetit social rus, shpërngulet nga Rusia


Themeluesi i rrjetit social VKontakte, Pavel Durov
Themeluesi i rrjetit social VKontakte, Pavel Durov
Themeluesi dhe drejtuesi i rrjetit social rus VKontakte, ka bërë me dije se është shpërngulur nga Rusia.

Pavel Durov i ka thënë TechCrunch, se ai nuk e ka në plan që të kthehet për shkak të veprimeve ruse ndaj biznesit të tij.

Durov, nuk ka njoftuar se ku gjendet.

Ai ka njoftuar se VKontakte aktualisht është nën kontrollë të plotë të dy aleatëve të presidentit Vladimir Putin, Igor Sechin dhe Alisher Usmanov.

VKontakte është rrjeti më i madh social në Rusi dhe ka rreth 100 milionë përdorues.

Durov kishte refuzuar që të bashkëpunonte me shërbimin rus kur ky i fundit kishte kërkuar informata në lidhje me përdoruesit e këtij rrjeti që ishin pjesë e protestave anti-qeveritare në Ukrainë, në kohën kur është përmysur presidenti Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG