Ndërlidhjet

Rusia dëbon nga shteti një diplomat kanadez


Ilustrim

Ilustrim

Rusia e ka dënuar sekretarin e parë të Ambasadës kanadeze në Moskë.

Veprimi i Rusisë konsiderohet se është përgjigje ndaj Kanadasë e cila ditë më parë ka vendosur që ta dëboj nga ky shtet një atashe ushtarak rus.

Kështu së paku, njoftojnë agjencitë ruse, të cilat citojnë një burim nga ministria e jashtme ruse.

“Më 22 prill, diplomacia kanadeze në Moskë është informuar se brenda 14 ditëve, sekretari i parë i ambasadës së Kanadës në Moskë, duhet ta liroj territorin rus”, citon agjencia ruse Itar-Tass një burim brenda ministrisë.

“Ky hap është ndërmarrë në përgjigje të dëbimit të fundit të një atasheu ushtarak rus nga Otava”, ka shtuar më tutje ky burim.
XS
SM
MD
LG