Ndërlidhjet

Turchynov kërkon operacion ushtarak në lindje të Ukrainës


u.d. i presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov
u.d. i presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka bërë thirrje për rinisjen e një operacioni anti-terrorist kundër rebelëve pro-rusë në Ukrainë, teksa ka përmendur vdekjen e një politikani nga partia e tij në atë rajon.

Turchynov përmes një deklarate, ka bërë me dije se dy trupa të torturuar në mënyrë brutale, janë gjetur sot në afërsi të qytetit Slovyansk.

Njëri nga trupat është ai i Volodimir Rybak, një anëtar i partisë së Turchynov.

Presidenti ka njoftuar se Rybak ishte rrëmbyer kohëve të fundit nga “terroristët”.

Turchynov ka bërë me dije se këto krime, e kanë mbështetjen e plotë nga Rusia.
XS
SM
MD
LG