Ndërlidhjet

Medvedev thotë se po punojnë shumë për të mos i vërejtur sanksionet


Kryeministri rus, Dmitri Medvedev

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev

Kryeministri i Ukrainës Dmitri Medvedev i ka thënë Dumës ruse se ekonomia e Rusisë po përballet me presion të paparë si rezultat i ekonomisë së trazuar botërore.

Problemet ekonomike globale, sipas tij, po ndikojnë edhe tek Rusia.

Medvedev tha se qeveria ruse po punon maksimalisht për të minimizuar efektet e sanksioneve ndërkombëtare të vëna nga Perëndimi e SHBA-ja, pas aneksimit të gadishullit Krimeja nga ana e Rusisë.

Pavarësisht sanksioneve, këto të fundit sipas Medvedev, nuk do të kenë ndikime të mëdha në planet ekonomike ruse dhe ai premtoi se të gjitha detyrimet shoqërore, do të përmbushen.
XS
SM
MD
LG