Ndërlidhjet

SHBA-ja dërgon 600 ushtarë në kufinjtë lindorë


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë në Poloni dhe në shtetet e Baltikut 600 trupa ushtarake për të marrë pjesë në stervitje.

Pentagoni ka njoftuar se forcat amerikane që janë të vendosura në Itali, pritet që të arrijnë në Poloni gjatë ditës së mërkurë, me qëllim të fillimit të ushtrimeve.

Përveç në Poloni, stërvitjet e trupave amerikane do të zhvillohen edhe në Estoni, Letoni e Lituani.

Veprimi i SHBA-ve vjen pas vendimit të antarëve të NATO-s të cilët kanë bërë thirrje për përforcime ushtarake në kufinjtë lindorë.

NATO e ka bërë këtë kërkesësi në kuadër të përpjekjeve për ta dekurajuar Rusinë.
Rusia në anën tjetër ka mijëra trupa në kufirin e saj me Ukrainën.

Moska thotë se nuk e ka plan që të ndërhyjë në Ukrainë ndërsa i ka akuzuar shtetet perëndimore për rritjen e tensioneve me dërgimin e forcave në drejtim të Rusisë.
XS
SM
MD
LG