Ndërlidhjet

Kerry bisedon me Lavrov e Yatsenyouk


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka zhvilluar biseda të veçanta telefonike me ministrin e jashtëm rus si dhe me kryeministrin e Ukrainës, në lidhje me situatën në Ukrainën Lindore dhe zbatimin e marrëveshjes së javës së kaluar, të arritur në Gjenevë.

Kerry ia ka bërë me dije ministrit Lavrov, se Uashingtoni është i shqetësuar për dështimin e implementimit të marrëveshjes nga ana e Rusisë.

Kerry i ka kërkuar Rusisë që të përmbahet nga retorika nxitëse, si dhe të bëjë presion tek protestuesit pro-rusë në lindje të Ukrainë,s që të çarmatosen në këmbim të amnistisë.

Teksa ka folur me u.d. të kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyouk, Kerry e ka përgëzuar qeverinë ukrainase për hapat që i ka ndërmarrë për ta zbatuar marrëveshjen e Gjenevës, duke përfshirë këtu legjislacionin mbi amnistinë dhe bashkëpunimin me misionin vëzhgues të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG