Ndërlidhjet

Ambient i rëndë për gazetarët, në rajonin kurd të Irakut


Ilustrim

Ilustrim

Një raport i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me bazë në New York, thotë se gazetarët në rajonin kurd të Irakut, në shumë raste vet-censurohen, për shkak se në këtë rajon, ka klimë mosndëshkimi dhe gazetarët janë të kërcenuar me dhunë.

Raporti saktëson se gazetarët në këtë pjesë ballafaqohen me kërcenime, ngacmime, rrahje, paraburgime, zjarrvënie dhe vrasje.

Shumica e këtyre sulmeve, ndonëse kanë ngjarë, sipas raportit, kanë kaluar pa ndëshkime.

Raporti me këtë rast, përmend redaktorin e revistës “Rayel” Kaëa Germyane, i cili u qëllua për vdekje në dhjetor të vitit të kaluar, pak pas raportimit të tij për korrupsionin e zyrtarëve në atë rajon.

Një i dyshuar, sipas raportit, ishte arrestuar por liruar pas pak kohësh.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, iu ka bërë thirrje autoriteteve rajonale, që të hetojnë sulmet e pazgjidhura ndaj gazetarëve dhe të ndeshkohen fajtorët.

Kjo OJQ i ka bërë thirje edhe komunitetit ndërkombëtar, që të bëjë më shumë për të mbrojtur gazetarët dhe për të siguruar lirinë e tyre
XS
SM
MD
LG