Ndërlidhjet

logo-print

Udhëheqësi i tatarëve në Krime, do të aplikojë për pasaportë ruse


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësi kryesor i tatarëve të Krimesë, ka njoftuar se do të aplikojë për shtetësi ruse.
Refat Chubarov, ka thënë se do të marrë pasaportë ruse, në mënyrë që të mbetet në Krime “së bashku me njerëzit e mi”.

Ky informacion është bërë publik në mediat ukrainase.

Rusia gjatë muajit të kaluar, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar e ka aneksuar gadishullin Krimeja.

Njoftimi i Chubarov vjen në të njëjtën ditë kur udhëheqësi tjetër i tatarëve të Krimesë Mustafa Dzhemilev, iu tha gazetarëve se atij i është ndaluar që të hyjë në Krime për pesë vite nga autoritetet e atjheshme.

Dzhemilev e ka akuzuar qeverinë pro-ruse në Krime, për fillimin e një fushate kundër tatarëve në gadishull.

Shumë tatarë sipas tij, e kanë humbur vendin e punës, pasi që kanë refuzuar që të aplikojnë për pasaporta ruse.
XS
SM
MD
LG