Ndërlidhjet

Në Misuri, ekzekutohet një i dënuar për vrasje brutale


Ilustrim
Ilustrim
Shteti i Misurit e ka ekzekutuar një burrë të dënuar për vrasjen brutale të një çifti në vitin 1993.

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari William Rousan është vrarë me injeksion vdekjeprurës në një burg që gjendet pak kilometra nga vendi ku ai i ka kryer vrasjet.

Rousan, djali i tij adoleshent Brent Rousan dhe vëllai i tij Robert Rousan më 21 shtator të vitit 1993, i kanë vrarë çiftin Charlie dhe Grace Lewis, teksa kishin shkuar për të vjedhur dy lopët e çiftit.

brent Rousant është duke qëndruar në burg pas dënimit të përjetshëm.

Robert Rousan ndërkaq, pasi që është shpallur fajtor, ka qëndruar në burg për shtatë vite.

Që nga nëntori, çdo muaj, është ekzekutuar nga një i dënuar në Misuri.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, janë të vetmet demokraci botërore që e aplikojnë dënimin kapital.
XS
SM
MD
LG