Ndërlidhjet

Vritet edhe një oficerë i policisë në Egjipt


Ilustrim

Ilustrim

Një oficer i lartë i policisë egjiptiane është vrarë sot nga një bombë që ka shpërthyer në makinën e tij që ishte e parkuar jashtë shtëpisë së tij në Kajro.

Gjeneral brigade Ahmed Zaki u vra rreth 32 kilometra në perëidnim të kryeqytetit.

Në një incident tjetër, një tjetër oficer, Ahmed Saad, u qëlla dhe u vra teksa po bastisnin në një lokacion të militantëve në Aleksandri.

Sulmet të tilla në Egjipt kanë ndodhur që nga koha e rrëzimit të presidentit islamik, Muhammad Morsi.

Egjipti pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale në fund të majit.

Ish-shefi i ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi, pritet që të fitojë në këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG