Ndërlidhjet

logo-print

Disa nga të dyshuarit për rastin e Boston-it, kërkojë gjykim në një tjetër vend


Ilustrim

Ilustrim

Miqtë e të dyshuarit për shpërthimin e bombës para një viti në Boston, po kërkojnë që të gjykohen jashtë Massachusetts.

Avokatët mbrojtës i të akuzuarit Dias Kadyrbaev e ka paraqitur në Gjykatën Amerikane, shkresën me të cilën ka kërkuar që klienti i tij të gjykohet në një vend tjetër.

Azamat Tazhaykov dhe Dias Kadyrbaev, studentë nga Kazakistani, ishin shokë të të dyshuarit për sulmin me bomba në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.

Ata ballafaqohen me akuza për pengim të drejtësisë dhe si i kanë gënjyer hetuesit.
Zyrtarët amerikanë thonë se këta të dy i kishin larguar kompjuterët dhe një valixhe me fishekzjarre të zbrazëta nga dhoma e Tsarnaevit, tri ditë pas sulmit me bomba, nga të cilat u vranë tre vetë dhe u plagësën më se 260 të tjerë, më 15 rill 2013.

Avokati i Tazhayakov e argumentuar shkresën e tyij me atë gjykimi ndaj klientit të tij mund të jetë i anshëm nëse ai gjykohet Massachusetts për shkak të publicitetit të madh që ka rasti i shpërthimit.
XS
SM
MD
LG