Ndërlidhjet

logo-print

Rusia vë kontrollë mbi rrjetet sociale dhe blogerët


Ilustrim

Ilustrim

Duma shtetërore ruse i ka miratuar kufizimet e ashpra ndaj faqeve të rrjeteve sociale dhe ndaj blogerëve.

Deputetët kanë miratuar legjislacionin i cili i obligon kompanitë duke përfshirë dhe ato të hauaja siç është Google, që mesazhet elektronike ti regjistrojë tek organet shtetërore të komunikimit.

Legjislacioni obligon kompanitë që ti ruajnë informacionet dhe të gjithë mesazhat që shkëmbehen përmes faqeve të tyre, për së paku gjashtë muaj.

Ligji i obligon edhe faqet personale të internetit apo edhe faqet sociale të cilat kanë 3 mijë ose më shumë vizitorë, që ta deklarojnë emrin dhe adresën e personit përgjegjës.

Blogerët gjithashtu duhet të përmbahen dhe të mos kenë shpifje e ekstremizëm, ngase në të kundërten, mund të përballen me një dënim fillestar prej 1 mijë dollarësh.

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve me bazë në New York, ka reaguar rreth legjislacionit të ri rus, duke thënë se me këtë veprim, rusët po krijojnë vetcensurë dhe po ua mbyllin gojën kritikëve.
XS
SM
MD
LG