Ndërlidhjet

KE e kritikon Azerbajxhanin për mosrespektim të të drejtave të njeriut


Komisioneri për të drejtat e njeriut ne Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks
Komisioneri për të drejtat e njeriut ne Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks
Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës Nils Muiznieks, i ka kritikuar ashpër autoritetet e Azerbajxhanit rreth përkeqësimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në këtë vend.

Përmes telefonit nga Strasburgu, ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nuk është bërë asgjë nga ana e Baku për ta përmirësuar situatën sa i përket lirisë së shprehjes dhe lirisë së tubimeve në Azerbajxhan.

Muiznieks ka përmendur disa raste kur gazetarët dhe blogerët e këtij shteti, janë burgosur, persekutuar e poshtëruar.

Muiznieks poashtu ka shfaqur shqetësimin rreth burgosjes së udhëheqësit të monitoruesve të zgjedhjeve, Anar Mommadov.

Këto komente, Muznieks i ka bërë përpara publikimit të raportit ku pasqyrohen të drejtat e njeriut në Azerbajxhan.
XS
SM
MD
LG