Ndërlidhjet

Një ligjvënës në Siri e zyrtarizon kandidaturën për president


Ilustrim
Ilustrim
Një ligjvënës sirian e ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Presidenti Bashar al-Assad në anën tjetër ka paralajmëruar se do të kandidojë për një mandat tjetër, mirëpo ai, ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij.

Kryeparlamentari i Sirisë ka njoftuar se ligjvënësi Maher Abdul-Hafiz Hajjar, e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij gjatë ditës së sotme.

Televizioni shtetëror sirian thotë se Hajjar është nga qyteti verior Aleppo.
XS
SM
MD
LG