Ndërlidhjet

Erdogan kërkon falje për vrasjen e 1.5 milionë armenëve


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka ngushëlluar të gjithë pasardhësit e më shumë se një milion e gjysmë armenëve, që janë vrarë nga forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Përmes një deklarate të lëshuar në nëntë gjuhë, duke përfshirë edhe atë armene, Erdogan ka thënë se “Incidentet e Luftës së Parë Botërore, janë dhimbje të përbashkëta”.

Erdogan ka shtuar se “ne dëshirojmë që armenët të cilët e humbën jetën e tyre në fillim të shekullit 20, të prehen në paqe”.

Kërkim falja e Erdogan është e para nga ana e një kryeministri turk.

Deklarata e Erdogan vjen në prag të përvjetorit të gjenocidit osman mbi armenët.

Turqia e refuzon që ky rast të cilësohet si gjenocid, duke pretenduar se mijëta turq, poashtu janë vrarë në luftime.
XS
SM
MD
LG