Ndërlidhjet

logo-print

SHBA reagon ndaj kidnapimit të gazetarit amerikan nga pro-rusët


Ilustrim

Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se është shumë i shqetësuar në lidhje me informacionet se një gazetar amerikan, është rrëmbyer nga seperatistët pro-rusë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jan Psaki, përmes një deklarate të lëshuar të mërkurën, i ka bërë thirrje Rusisë që të ndikoj tek grupet ruse në Ukrainë, që të lirojnë menjëherë pengjet në Ukrainën Lindore.

Siç bëhet me dije, gazetari amerikan i Vice News, Simon Ostrovsy, është duke u mbajtur nga kryengritësit pro-rusë, në qytetin lindor Slovyansk.

Stella Khorosheva, një zëdhënëse e rebelëve në Ukrainë, tha se Ostrovsky po mbahet për shkak të sjelljeve të tij të këqija.

Por, lideri lokal i rebelëve Vyatcheslav Ponomarev, ka thënë para gazetarëve se Ostrovsky, nuk është ndaluar, nuk është rrëmbyer dhe nuk është arrestuar, por sipas tij, ai po punon në njërën nga ndërtesat që është pushtuar nga rebelët.
XS
SM
MD
LG