Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Aktakuzë për shkelje të fshehtësisë së procedurës


Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) sot e ka parashtruar një aktakuzë kundër dy të pandehurve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.

Dy të pandehurit akuzohen për veprën penale të shkeljës së fshehtësisë së procedurës, kurse njëri nga këta të pandehur është akuzuar, gjithashtu, për veprën tentim i pengimit të provuarit ose procedurës zyrtare.

Këto vepra ndërlidhen me të ashtuquajturin “rasti Drenica”, njofton EULEX-it.
XS
SM
MD
LG