Ndërlidhjet

NATO: Aktivizim pas afrimit të bombarduesve rusë


Ilustrim

Ilustrim

Disa vende anëtare të NATO-s i aktivizuan aeroplanët e tyre luftarakë, pasi dy aeroplanë bombardues rusë iu afruan hapësirës së tyre ajrore mbi Detin Verior.

Ministria e mbrojtjes e Holandës i kishte identifikuar aeroplanët rusë të tipit TU-95s. Kjo ministri tha se aeroplanët luftarakë rusë ishin përcjellur nga aeroplanët e Holandës, të Britanisë dhe Danimarkës, derisa ata ishin larguar.

Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha se aeroplanët rusë kishin fluturuar në hapësirën ndërkombëtare gjithë kohën.

Ministritë e mbrojtjes së Britanisë dhe Holandës thanë se incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, përfshirë edhe disa në vitin 2013.

Agjencia Reuters i citon analistët që thonë se Rusia i përdorë fluturimet e tilla vëzhguese për ta përkujtuar botën për forcën e saj ushtarake dhe për t’i provuar sistemet e mbrojtjes ajrore të vendeve të tjera.
XS
SM
MD
LG