Ndërlidhjet

Katër policë të vrarë në Kandahar


Afganistan

Afganistan

Autoritetet thonë se katër policë janë vrarë nga një sulm në provincën Kandahar të Afganistanit.

Deklarata nga zyra e guvernatorit të Kandaharit akuzon kryengritësit talibanë për kryerjen e sulmit në një postbllok të qarkut Ghorak.

Në deklaratë po ashtu thohet se një polic është plagosur ndërsa tre të tjerë janë të zhdukur dhe dyshohet se janë marrë peng.

Talibanët nuk e kanë marrë ende përgjegjësinë.

Ata i kanë shpesh në shënjestër forcat afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG