Ndërlidhjet

SHBA e zhgënjyer me planin e Hamasit dhe Fatahut


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë “të zhgënjyera” me planin e Hamasit dhe të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (Fatah) për të formuar qeverinë e unitetit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se plani “mund të komplikojë seriozisht” përpejkjet për të arritur paqe midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Izraeli refuzon të bisedojë me Hamasin për shkak të thirrjeve të grupit islamik për të shkatërruar shtetin hebre.

Edhe Izraeli ka paralajmëruar se përfshirja e Hamasit në qeveri të unitetit do të përkeqësonte përpjekjet për paqe.

Plani, që është bërë publik të mërkurën, parashikon po ashtu mbajtjen e zgjedhjeve palestineze.

Palestinezët kanë qenë thellësisht të ndarë gjatë shtatë vjetëve të kaluar – Hamasi kontrollon Rripin e Gazës ndërsa Fatahu Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG