Ndërlidhjet

logo-print

Nisin seancat dëgjimore për Navalnyn


Aleksei Navalny

Aleksei Navalny

Në një gjykatë të Moskës pritet të nisin sot seancat dëgjimore kundër opozitarit rus, Aleksei Navalny, në rastin për mashtrim.

Seancat përfshijnë edhe vëllain e tij Oleg.

Ata akuzohen se kanë mashtruar dy kompani, të cilat kanë qenë kliente të kompanisë së transportit, që dy vëllezërit kanë pasur në pronësi.

Megjithatë, thuhet se njëra nga këto kompani, gjiganti i kozmetikës, Yves Rocher, u ka shkruar prokurorëve se nuk ka qenë i mashtruar dhe se nuk ka pësuar asnjë dëm.

Navalny, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak për një rast tjetër, thotë se i është ndaluar qasja në internet nga prokurorët, në përpjekje për ta ndaluar atë nga publikimi i letrës së Yves Rocher.
XS
SM
MD
LG