Ndërlidhjet

Dy biznesmenë pranojnë tregtinë e paligjshme në Siri e Iran


Ilustrim
Ilustrim
Dy persona në Pensilvani të SHBA-së kanë pranuar fajin për shitje ilegale të teknologjisë së ndaluar në vendet e Lindjes së Mesme.

Harold Rinko ka bërë konsipracion për të shitur pajisje të ndaluara laboratorike në Siri, përfshirë pajisje që përdoren për të zbuluar armët kimike, kanë thënë prokurorët federalë në SHBA.

Në një rast tjetër, Helmut Oertmann, ka komplotuar për shitjen e pjesëve të makinave dhe aeroplanëve në Iran.

Të gjitha sendet e përfshira në të dyja rastet konsiderohen si mjete me “përdorim të dyfishtë”, edhe për civilët, edhe për ushtarakët.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë që për eksportimin e mallrave të tilla në Siri dhe Iran të sigurohet leja.

Rinko përballet me pesë vjet burgim dhe 25,000 dollarë gjobë, ndërsa Oertmann me 10 vjet burgim dhe 250,000 dollarë gjobë.
XS
SM
MD
LG