Ndërlidhjet

Obama: Rusia injoron Marrëveshjen e Gjenevës


Presidenti amerikan, Barack Obama, në Japoni.
Presidenti amerikan, Barack Obama, në Japoni.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Rusia nuk është duke respektuar Marrëveshjen e Gjenevës, e cila ka për qëllim qetësimin e krizës në Ukrainë.

Duke folur në Japoni, Obama ka thënë se “deri më tash”, Moska nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për zbatimin e saj.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar sërish Rusinë për sanksione të mëtejshme.

Më 18 prill, Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arrituir një marrëveshje, sipas së cilës, grupet e armatosura ilegale duhet të çarmatosen dhe ndërtesat e uzurpuara publike të lirohen.

Perveç kësaj, Kievi do të ofronte edhe amnisti për protestuesit që dorëzojnë armët dhe lirojnë pronat publike.
XS
SM
MD
LG