Ndërlidhjet

Clinton kërkon sanksione më të forta kundër Rusisë


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë, në lidhje me krizën në Ukrainë, duhet “të forcohen dhe zgjerohen”.

Duke folur në Universitetin e Konektikat, Clinton ka thënë se Rusia do të paguajë “çmim të lartë” për ndërhyrjen e saj në Ukrainë.

Ajo ka thënë se Perëndimi duhet të jetë “shumë i qartë, i fuqishëm dhe në njëfarë mase i durueshëm”, në mënyrë që të bëjë presion mbi presidentin rus, Vladimir Putin.

Clinton po ashtu ka akuzuar Putinin se bën përpjekje “të kthejë orën prapa në ditët e Bashkimit Sovjetik”.

Clinton po shqyrton të marrë pjesë në garën për presidente të SHBA-së më 2016.
XS
SM
MD
LG