Ndërlidhjet

logo-print

Pro-rusët sulmojnë një bazë ushtarake në Ukrainë


Aktivist pro-rus në Slloviansk - foto ilustruese

Aktivist pro-rus në Slloviansk - foto ilustruese

Qeveria e Ukrainës ka thënë se trupat kanë zmbrapsur një sulm të rebelëve pro-rusë në një bazë ushtarake në lindje të vendit.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka shkruar në Facebook se sulmi ka ndodhur në Artemivsk, zonë midis Donjeckut dhe Sllovianskut.

Avakov ka thënë se një ushtar është plagosur në sulmin e rreth 70 separatistëve.

Ai po ashtu ka thënë se kryengritësit pro-rusë kanë liruar bashkinë e qytetit në Mariopul dhe se ajo është tani nën kontrollin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG