Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Perëndimi po nxit revolucion në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Perëndimin për nxitje të revoltës popullore, me qëllim ndryshimin e regjimit në Ukrainë “në mënyrë jokushtetuese”.

Lavrov ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po bëjnë përpjekje të organizojnë një tjetër “revolucion me ngjyrë” në Ukrainë, pas përmbysjes së ish-presidentit Viktor Yanukovych.

Ai ka thënë se Ukraina po përdoret si “figurë shahu” në një lojë gjeopolitike kundër Rusisë.

Lavrov ka shfaqur shpresën se Marrëveshja e Gjenevës do të nisë të zbatohet së shpejti me veprime praktike.
XS
SM
MD
LG