Ndërlidhjet

Ashton: Të zbatohet Marrëveshja e Gjenevës


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë marrëveshjen e Gjenevës për qetësimin e krizës në Ukrainë.

Ashton ka thënë se të gjitha palët duhet të sigurojnë se kushtet e saj zbatohen plotësisht dhe duhet të përdorin ndikimin e tyre te grupet e armatosura ilegale, për të ndaluar dhunën.

Marrëveshja e Gjenevës është arritur më 17 prill nga ministrat e Jashtëm të Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nga Ashton, por deri më tash janë ndërmarrë pak masa për zbatimin e saj.
XS
SM
MD
LG