Ndërlidhjet

Putin kundër vendosjes së ushtrisë në lindje të Ukrainës


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendosja e ushtrisë në lindje të Ukrainës nga autoritetet e Kievit “përbën krim serioz kundër popullit dhe do të ketë pasoja”.

Komentet e Putinit vijnë derisa ushtria e Ukrainës ka ndërmarrë një operacion për të rimarrë qytetin e Sllovainskut, në të cilin janë vrarë pesë militanë.

Putin e ka përshkruar ofensivën si “operacion ndëshkues”.

Ai ka thënë se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë kanë pasur ndikim në ekonomi, por jo ndikim kritik.
XS
SM
MD
LG