Ndërlidhjet

Aktakuzë për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës


EULEX
EULEX
Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka parashtruar një aktakuzë kundër një të pandehuri në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“I pandehuri akuzohet për nxitje të personit tjetër për të kryer vrasjen e rëndë të policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, dhe për vepra të tjera. Ai ndodhet në paraburgim prej muajit janar, 2014”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Tre persona të tjerë tashmë janë dënuar për veprën vrasje e rëndë e Triumf Rizës, i cili në muajin gusht 2007, derisa nuk ishte në detyrë, u qëllua për vdekje në një parking në lagjen Dardania të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG