Ndërlidhjet

Armenia: Turqia vazhdon politikën e mohimit


Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka thënë se Turqia ka dështuar të njohë si gjenocid vrasjet masive të 1.5 milion armenëve nga forcat otomane, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në ditën kur armenët në gjithë botën kujtojnë këto viktima, Sarkisian ka thënë se Turqia vazhdon politikën e saj të mohimit absolut.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur ngushëllime për pasardhësit e viktimave.

Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur deklaratën e Erdoganit, e cila njeh publikisht vuajtjet e armenëve më 1915.

Turqia refuzon termin gjenocid, duke thënë se mijëra turq janë vrarë po ashtu në luftime.
XS
SM
MD
LG