Ndërlidhjet

Sousa: Gjykata e posaçme, një hap më afër


Ilustrim
Ilustrim

Zëdhënës i kryeprokurorit Clint Williamson, shefit të grupit për hetimin e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për trafikim organesh në Kosovë, ka thënë se votimi në Kuvendin e Kosovës mbi misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX, dhe grupin e hetimeve, SITF, i mundëson procesit ligjor që të bëjë hetime të hollësishme.

“Jemi një hap më afër për ta zgjidhur këtë çështje një herë e përgjithmonë”, ka thënë Joao Sousa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“E nënvizojmë se jemi të vendosur që të kryejmë një hetim të paanshëm dhe të pavarur, që do ta zbulojë të vërtetën prapa pretendimeve serioze në raportin e KE-së, dhe për të ndjekur dëshmitë, kudo ku na çojnë”, ka thënë për programin tonë zoti Sousa, duke rikujtuar se hetimet janë duke vazhduar dhe ato pritet të përfundojnë muajt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG