Ndërlidhjet

Abdullah prin garën për president të Afganistanit


Abdullah Abdullah
Abdullah Abdullah
Rezultatet e fundit të pjesshme të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan tregojnë se ish-ministri i Jashtëm, Abdullah Abdullah, udhëheq me më shumë se 10 për qind të votave kundrejt rivalit të tij më të afërt.

Zyrtarët kanë thënë se me 82.6 për qind të votave të numëruara, Abdullah ka 43.8 për qind të tyre dhe pasohet nga ish-ministri i Financave, Ashraf Ghani, i cili ka fituar 32.9 për qind.

Kandidati duhet të sigurojë se paku 50 për qind të votave për të fituar garën në rrethin e parë.

Rezultatet finale pritet të publikohen më 26 prill.
XS
SM
MD
LG