Ndërlidhjet

Rusia rinisë ushtrimet ushtarake në kufi me Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i mbrojtes në Rusi, ka njoftuar se Rusia ka nisur stërvitje të reja ushtarake në afërsi të kufirit Ukrainën, si përgjigje ndaj veprimeve të Ukrainës kundër seperatistëve pro-rusë, si dhe përgjigje ndaj shtimit të forcave të NATO-s në kufinjtë lindorë.

Sergei Shoigu ka thënë se Rusia ishte e detyruar që të reagojë, për shkak se ushtria ukrainase e ka filluar sulmin më 24 prill me qëllim të rimarrjes së qytetit Slovyansk.

Pesë seperatistë janë raportuar se kanë vdekur gjatë sulmit të ushtrisë ukrainase.

Shoigu thotë se më shumë se 11 mijë trupa ushtarake ukrainase, po marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër civilëve kryesisht rus-folës në Ukrainë.

Shoigu ka thënë se forcat e Ukrainës përfshijnë tanke, automjete të blinduara dhe avionë.

Forcën ukrainase ai e ka cilësuar si një “makinë ushtarake”, ndërsa ka paralajmëruar se nëse nuk ndalet operacioni, do të ketë numër më të madh të të vrarëve dhe të plagosurve.

Stërvitjet e planifikuara të ushtarëve të NATO-s në Poloni dhe shtetet baltike, sipas tij, nuk po kontribuojnë në qetësimin e situatës.
XS
SM
MD
LG