Ndërlidhjet

Edhe një gazetar kidnapohet në lindje të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Edhe një gazetarë tjetër është kidnapuar nga separatistët pro-rusë, ndrësa tash e dy ditë, nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Gazetari ukrainas Yavhen Hapych i gazetarës “Reporter” të Ukrainës, është kidnapuar në rajonin lindor Donetsk , vend ku grupe të armatosura pro-ruse kanë marrë objektet qeveritare.

Komiteti për mborjtjen e gazetarëve në Ukrainw, ka bërë me dije se gazetari është zhdukur më 22 prill pasi që kishte dërguar një raport nga lindja e Ukrainës në lidhje me situatën atje.

Pro-rusët në Ukrainë deri më tani kanë kidnapuar disa gazetarë duke përsfhirë gazetarë nga Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Bjellorusia.

Të pakten tre gazetarë duke përfshirë edhe gazetarin amerikan Simon Ostrovsky, konsiderohet se janë të zhdukur dhe po mbahen nga pro-rusët

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve iu ka bërë thirrje autoriteteve në Ukrainë dhe militantëve pro-rusë, që të ofrojnë siguri për gazetarët që e mbulojnë këtë krizë
XS
SM
MD
LG