Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina identifikon vrasësit e politikanit Rybak


Ilustrim

Ilustrim

Shërbimi i Sugurimit Shtetëror të Ukrainës e ka publikuar një audioincizim në të cilin pretendohet se janë të përfshirë, të dyshuarit që ia morrën jetën politikanit ukrainas Volodimir Rybak.

Ushtruesi i detyrës së presidentit ukrainas Oleksandr Turcghynov, ka thënë se Rybak, një politikan pro-perëndimor i Ukrainës, ishte torturuar brutalisht.

Vdekja e Rybak ishte një nga arsyet e kërkesës që e ka bërë Turchynov, që të niset një operacion anti-terrorist në lindje të Ukrainës.

Shërbimi Ukrainas ka bërë me dije se sipas audios, të dyshuar për vdekjen e Rybak
është një person me nofkën Strelok, nënkoloneli Igor Bezler si dhe njëri nga udhëheqësit e rusëve në Slovyansk, Vyacheslav Ponomaryov.

Rybak është varrosur sot në qytetin e tij të lindjes, Horlyvka.

Bashkëshorja e tij, ka njoftuar se Rybak i kishte në trup, disa të goditura me thikë.
XS
SM
MD
LG